Bota

YouTube heq videot e presidentit të Brazilit për keqinformim mbi Covid-19, Bolsonaro ka mbajtur gjithmonë qëndrim negativ nd

22 Korrik 2021, 09:46 Nga DOSJA
YouTube heq videot e presidentit të Brazilit për keqinformim mbi

BRAZIL– YouTube thotë se ka hequr videot e postuara nga presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, sepse përhapin lajme të rreme në lidhje me koronavirusin.

Sipas BBC, gjigandi i teknologjisë tha se vendimi i tij nuk bazohej në ideologji ose politikë, por në rregullat e saj të përmbajtjes. YouTube tha që rregullat e saj ndalojnë videot që thonë se maskat nuk ndihmojnë për të parandaluar përhapjen e virusit.

Që nga fillimi i pandemisë, presidenti ka folur kundër bllokimeve, maskave dhe vaksinimeve.  Kanali i tij në youtube përmban avideo javore kombëtare dhe biseda me ministra për çështje të ndryshme, disa prej të cilave transmetohen drejtpërdrejt.

Kjo nuk është hera e parë që platformat kryesore dixhitale heqin videot e Presidentit Bolsonaro. Vitin e kaluar Twitter dhe Facebook hoqën videot e tij duke folur kundër masave të distancës sociale dhe duke pretenduar se shifrat e larta të rasteve do ta bënin Brazilin imun ndaj Covid-19.

Gjatë pandemisë, Brazili është përballur me një nga shpërthimet më të mëdha dhe më vdekjeprurëse në botë të koronavirusit dhe presidenti është përballur me kritika në rritje për trajtimin e tij të krizës. Në prill, kongresi i Brazilit nisi një hetim zyrtar mbi përgjigjen e qeverisë Bolsonaro ndaj pandemisë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jair bolsonaro koronavirusi ne brazil youtube heq videon e bolsonaro jair bolsonaro koronavirusi ne brazil youtube heq videon e bolsonaro

Sondazh

Poll