Bota

Dyshime për gjininë? Argjentina prezanton karta të reja identiteti për personat që nuk gjejnë veten tek asnjëri seks

22 Korrik 2021, 10:34 Nga DOSJA
Dyshime për gjininë? Argjentina prezanton karta të reja

ARGJENTINË– Qeveria e Argjentinës ka publikuar së fundmi një sistem të ri  për të identifikuar përsonat të cilët nuk e konsiderojnë veten as të gjinisë femër as mashkull.

BBC raporon se përmes këtij sistemi të gjithë qytetarët argjentinas mund ta konsiderojnë veten si neutral ndaj gjinisë. Megjithatë, kjo nuk është pasqyruar në pasaporta dhe në dokumente kombëtare të identifikimit dhe banorët kanë mundur të zgjedhin vetëm “mashkull” apo “femër”.

Për ta ndryshuar këtë, ata që aplikojnë për një dokument të ri të identitetit, tani duhet ta zgjedhin “X” për gjininë, nëse nuk duan që të identifikohen me asnjërën gjini.

Ndërkohë Argjentina është shteti i parë i Amerikës Latine që miraton një sistem të tillë, pas dekretit të Presidentit Alberto Fernandez. Në një ceremoni të zhvilluar në Buenos Aires, ai e paraqiti llojin e ri të letërnjoftimeve me formatin e ri, x, dhe i shpërndau tri dokumentet e para të tilla bashkë me ministrat e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrinë e Grave, Gjinisë dhe Identitetit.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota argjentine argjentine

Sondazh

Poll