Bota

‘Çfarë lloj myslimane je ti?’, 22-vjeçarja e cila ‘shpërtheu’ në ofendime dhe kërcënime pasi u ng

22 Korrik 2021, 10:53 Nga DOSJA
‘Çfarë lloj myslimane je ti?’, 22-vjeçarja e cila

BRITANI– Një vajzë 22-vjeçare e cila u filmua teksa ofendonte dhe kërcënonte udhëtarët e metros në SHBA pranoi se në ato momente e humbi kontrollin.

Hassina Ahmed, e cila ëhtë një vajzë myslimane është filmuar në një video që është bërë virale në rrjet duke përdorur thirrje raciste ndaj një afro-amerikani dhe e kërcënoi se do ta hidhte nga treni.

Sipas DailyMail, ngjarja ka nisur pasi Ahmed hipi në tren me një shoqen e saj, kur një burrëju afrua duke e ngacmuar dhe duke i kërkuar numrin e telefonit. Ajo tha se e refuzoi duke i thënë që ajo ishte një grua myslimane, kur burri ju kthye duke i thënë: Çfarë myslimane je ti, ti je veshur si k…. pse nuk je mbuluar?

Kanë qenë pikërisht këto fjalë që kanë ‘tërbuar’ Ahmed e cila shpërtheu në ofendime dhe kërcënime, por duke parë incidentin, ajo pranoi se mund ta kishte menaxhuar më mirë situatën, por theksoi se ajo kishte pirë pak ,është diagnostifikuar me autizëm dhe merr mjekime anti-depresive.

Ishte qartë arsyeja pse u zemërova kaq shumë, por videoja nuk ju tregon gjithë historinë. Djali që e filmoi regjistroi vetëm një pjesë të tij dhe nuk e shihni se çfarë e filloi gjithë këtë gjë.’-tha ajo.

Ahmed e cila jeton në Londrën Lindore dhe nuk është në gjendje të punojë për shkak të shëndetit të saj mendor, tha se nëna e saj është kolumbiane ndërsa babai i saj është një mysliman nga Kenia. Ajo mohoi që ajo ishte raciste dhe mbrojti reagimin e saj.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota hassina ahmed incident ne metro ne britani sulm racist hassina ahmed incident ne metro ne britani sulm racist

Sondazh

Poll