Bota

Weinstein deklarohet i pafajshëm mbi 11 akuzat për sulm seksual në Kaliforni

22 Korrik 2021, 10:02 Nga DOSJA
Weinstein deklarohet i pafajshëm mbi 11 akuzat për sulm seksual

SHBA- Producenti Harvey Weinstein u deklarua i pafajshëm në një gjykatë në Los Anxhelos të Mërkurën për katër akuza për përdhunim dhe shtatë akuza të tjera të sulmeve seksuale.

Sipas mediave amerikane, policët e sollën 69 vjeçarin e akuzuar për përdhunim në gjykatë me një karrocë invalidi. Ai kishte veshur uniformën kafe të burgut dhe mbante maskë anti-Covid.

Ai u deklarua i pafajshëm për katër akuza për përdhunim, katër akuza për seks oral të detyruar, dy akuza të ngacmimit seksual dhe një akuzë për përdorimin e forcës, akuza që së bashku mund të sjellin një dënim prej 140 vjetësh.

Weinstein foli vetëm për t’i thënë “faleminderit” gjyqtarit Sergio Tapia, i cili i uroi fat pasi mbaroi seanca. Ai tani pret një gjykim të dytë dhe mundësinë e një dënimi tjetër të gjatë.

Kushtet e ekstradimit të Weinstein kërkojnë që gjyqi i tij të fillojë në nëntor. Werksman tha se Weinstein ende nuk kishte hequr dorë nga kjo e drejtë, por do të ishte e pazakontë që gjyqi të fillojë kaq shpejt. Weinstein do të kthehet në gjykatë për një seancë dëgjimore javën e ardhshme.

Padia e Weinstein në Kaliforni përfshin pesë gra në incidente që shtrihen nga 2004 në 2013. Shumica thuhet se kanë ndodhur në hotelet e Beverly Hills dhe Los Angeles ku Weinstein kishte selinë e tij për biznesin e Hollywood. Disa u zhvilluan gjatë javës së çmimeve Oskar, kur filmat e tij ishin pretendentë për vite me rradhë. Në total, gati 90 gra, përfshirë Angelina Jolie, Gwyneth Paltrow dhe Salma Hayek kanë akuzuar Weinstein për ngacmime seksuale ose sulme.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota harvey weinstein mark werksman sergio tapia harvey weinstein mark werksman sergio tapia

Sondazh

Poll