Bota

Rritet shkalla e infektimit me koronavirus në Gjermani/ Ministri i Shëndetësisë thirrje qytetarëve: Mos neglizhoni masat mb

21 Korrik 2021, 17:26 Nga DOSJA
Rritet shkalla e infektimit me koronavirus në Gjermani/ Ministri i

GJERMANI- Shkalla e infeksionit me koronavirus në Gjermani në 1 qind mijë banorë  është në rritje të vazhdueshme për më shumë se dy javë.

Sipas Institutit Robert Koch për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, shkalla e infeksionit të mërkurën ishte 11.4, ndërsa një ditë më herët 10.9.

Niveli i fundit më i ulët ishte më 6 korrik: 4.9.

Autoritetet shëndetësore në Gjermani raportuan të mërkurën për 2,203 raste të reja me koronavirus. Një javë më parë, shifra ditore ishte 1,548.

Shkalla e infeksionit ka qenë bazë për shumë masa kufizuese. Por, tani e tutje, autoritetet gjermane kanë paralajmëruar se do të merren parasysh edhe vlera të tjera, të tilla si pranimet në spital.

Sipas të dhënave të mërkurën, 19 viktima nga koronavirusi u regjistruan në Gjermani brenda 24 orëve të fundit. Një javë më herët, kjo shifër ishte 28.

Që nga fillimi i pandemisë, Instituti Robert Koch ka regjistruar 3,748,613 raste me koronavirus.

Prej tyre, 91,416 vetë kanë vdekur dhe 3,642,000 janë shëruar.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, u bëri thirrje qytetarëve që të mos i neglizhojnë masat mbrojtëse.

“Nëse [shkalla e infektimit] vazhdon të dyfishohet kështu, çdo 12 ditë, atëherë do të kalojmë 400-shin në shtator, 800-shin në tetor”,- tha Spahn.

“Bëhet fjalë për veshjen e maskave në ambiente të mbyllura. Testim të rregullt. Nëse nuk jeni të vaksinuar, vaksinohuni. Tani, në këto ditë korriku, ne vendosim se si do të jetë situata në shtator, tetor, nëntor”, -tha Spahn.

Aktualisht, shtoi ai, 75 për qind e personave mbi 60 vjeç në Gjermani janë plotësisht të vaksinuar, ndërsa një e katërta jo.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 jens spahn covid-19 jens spahn

Sondazh

Poll