Bota

Kishte ngritur “PERANDORI” prostitucioni! Kush është “El Tasso” grek, DETAJET nga pazaret që bënte me klientët, MË

21 Korrik 2021, 17:20 Nga DOSJA
Kishte ngritur “PERANDORI” prostitucioni! Kush është

GREQI– “Protothema” ka publikuar një artikull lidhur me të shkuarën e efektivit të Policisë, i njohur me njofkën “El Tasso”, i cili akuzohet për prostitucion. Nën urdhrat e “El Tassos”, u hap një faqe në internet e cila ofronte shërbime që varionin nga 180 deri në 4 mijë euro. Çmimet ndryshonin në varësi të llojit të shërbimeve erotike të ofruara dhe kohëzgjatjes së tyre.

Mediat greke bisedoi me dy nga viktimat,të cilat treguan se ishin gjithë kohës në shantazh dhe kërcënoheshin se nëse ikin nga shtëpia ku tutoroheshin në adresën e prindërve të tyre do të përfundonin foto të pahijshme.

“Në të njëjtin apartament mund të jetojnë 3 dhe 4 vajza. Nuk paguanim qira, por na merrnin paratë nga takimet që bënim.”

Duket e pabesueshme, por gjithçka që përshkruhet nga protagonistët e kësaj historie zhvillohet në Athinë, në shtëpi ku vajza shumë të reja, ndonjëherë nga fshati, mbaheshin të burgosura.  Shtëpia ishte me xhakuzi, oxhak dhe shumë sende të tjera për të krijuar idenë se: Këtu gjithçka lejohet!

Në faqen përkatëse, çdo vajzë e disponueshme është e ekspozuar me foto dhe video reale të saj, madje në “biografinë” shkruheshin edhe të gjitha opreacionet plastike që mund të kishin bërë vajzat.

“K. është një modele e hollë me flokë të gjatë të zinj dhe një bel të hollë. Ajo është shumë seksi dhe emocionuese. Në gjendje t’ju ndriçojë me një vështrim. Sytë e saj janë jeshilë. Ajo di si të sillet dhe si t’i japë kënaqësi një mashkulli. Do të befasoheni me shërbimet e mëposhtme: Puthje me gjuhë, striptizë, etj. Mos prit më, caktoni një takim me K. “

Për 6 orë me të, klienti do të duhet të paguante 950 euro; për 12 orë 2,000 dhe për një ditë të plotë, 4,000 euro. Madje theksohej se e K. fliste dhe anglisht.

“El Tasso” ishte dënuar edhe më parë, pasi një 17-vjeçare e denoncoi se i kishte propozuar që të punonte për të. Ai u dënua dhe më pas u la i lirë pas vuajtjes së dënimit, por vetëm për t’ju kthyer aktivitetit të dikurshëm.

Ai u prangos sërish pasi më 11 korrik, një 19 vjeçare e paditi me pretendimin se kishte abuzuar seksualisht për një kohë të gjatë me të, duke e shfrytëzuar edhe si punonjëse seksi. Denoncimi i saj solli edhe “shpërbërjen” e grupit kriminal.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni el tasso perdhunohet 19-vjeçarja ne greqi el tasso perdhunohet 19-vjeçarja ne greqi

Sondazh

Poll