Politike

“Unë e ti s’duhet të kacafytemi”/ Gjuzi me tone të buta Ballës: Të ulemi edhe me partitë jashtë Kuvendit

30 Maj 2019, 13:09 Nga DOSJA
“Unë e ti s’duhet të kacafytemi”/ Gjuzi me tone

TIRANË– Deputeti konservator Kujtim Gjuzi, në seancën e sotme plenare, në mungesë të kryeministrit, i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla për të ulur tensionet midis palëve.

Gjatë fjalës së tij, Gjuzi tha se demokratët nuk hedhin shashka, ata kërkojnë vetëm votën e lirë, duke shtuar se nuk do ketë asnjë goditje ndaj institucioneve shtetërore.

Shkëlqesi, ministër i Brendshëm unë ju përgëzoj që nuk hodhët lëndë helmuese. Por duhet të hiqni gardhin, sepse nuk do të ketë snjë moment goditje ndaj insitucioneve të shtetit. Demokratët nuk hedhin shashka, vetëm votën e lirë. Kam diçka për kryeministrin: Dil bëj testin e drogës, Kujtim Gjuzi ka dhuruar gjak këtu, çdo 6 muaj do të dhuroj gjak. Si mund të shkojmë drejt BE-së, kur në burgun e Fushë Krujës ka mbipopullim me 20%. Dua ti them zotit Balla le të ulemi edhe me partitë që janë jashtë Kuvendit.Unë mendoj se unë dhe ti s’duhet të kacafytemi, me përjashtim të kryeministrit, se ai e ka dorën më të gjatë.Pra zoti Balla ftesa është e sinqertë për të ulur në dialog”, u shpreh Gjuzi.

Gjatë seanës së sotme plenare, tema e ditës që u diskuatua në Kuvend, ishte progres-raporti i prezantuar dje nga Komisioni Europian. Ndërsa, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dorëzoi këtë progres-raport si dhe kërkoi nga të dyja palët politike bashkëpunim për të arritur një vendim pozitiv nga Këshilli i Europës. Kryeministri Edi Rama kërkoi që edhe opozita të bashkojë zërin me mazhorancën. Ndërsa replikat vijuan mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe Ramës, i cili në debat e sipër u largua nga Kuvendi.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kujtim gjuzi rekomandimi pozitiv seanca plenare 30 maj 2019 taulant balla kujtim gjuzi rekomandimi pozitiv seanca plenare 30 maj 2019 taulant balla

Sondazh

Poll