Politike

Maliqi ‘qahet’ në Parlament: Ne s’na dëgjon njeri, bëjnë parodi këtu

30 Maj 2019, 12:08 Nga DOSJA
Maliqi ‘qahet’ në Parlament: Ne s’na dëgjon njeri,

TIRANË– Deputeti Lefter Maliqi gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se ‘të rinjtë’ nuk i dëgjon njeri. Ai theksoi se ka hedhur idenë për të ndryshuar kodin zgjedhor por nuk e dëgjon njeri.

Madje Maliqi tha se në Parlament bëjnë parodi.

Kështu që këtu nuk mund të ketë zgjedhje të çertifikuara.

Populli dhe socialistët e ndershëm e dinë që nuk ka konkurencë dhe zgjedhje të ndershme. Këtu ka matje force.

Ne kemi vetëm një vendim, duhet që sistemin zgjedhor ta ndryshojmë sepse po të duan e ndryshojnë brenda ditës këta.

Por nuk na dëgjojnë. Këtu me ne bëjnë parodi.

Këta do e ndryshojnë kodin zgjedhor vetëm sipas interesave të opozitës së rrugës dhe rilindasve, jo demokratëve dhe socialistëve të vërtetë,’– tha Maliqi.

Më tej ai u shpreh se kandidatët e Partisë Socialiste janë zgjedhur nga oligarkët dhe jo nga strukturat e PS-së.

Ditën e sotme u mblodh Kuvendi, ku Kryeministri Edi Rama e përdori seancën e sotme për t’i bërë apel opozitës që të bashkojë zërin me mazhorancën për hir të negociatave me BE. Soreca i dorëzoi sot progres-raportin Ruçit dhe kërkoi që të bëhet më shumë punë për të bindur BE.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lefter maliqi seqanca plenare 30 maj 2019 lefter maliqi seqanca plenare 30 maj 2019

Sondazh

Poll

Politike 30 Maj 2019, 11:12

TIRANE- Replika të forta në seancën plenare të kësaj të enjteje. Deputeti konservator Kujtim Gjuzi, ka realizuar sot dëshirën e tij të shpallur disa kohë më par...