Politike

Maliqi u uron fat kandidatëve të PS-së: Njëri prej tyre desh u mbyt, donte të vriste veten

30 Maj 2019, 12:01 Nga DOSJA
Maliqi u uron fat kandidatëve të PS-së: Njëri prej tyre desh

TIRANË– Deputeti Lefter Maliqi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kërkuar që paratë që shpenzohen për gazin lotsjellës dhe për Vetingu-n në polici, do ishte mirë të shpenzoheshin për ndërtimin e ndonjë rruge ose shkolle.

Më tej Maliqi tha u uronte sukses kandidatëve të PS-së për kryetar bashkie pasi sipas tij është normale që do të fitojnë sepse janë zgjehdur nga oligarkët.

Deputeti tha se njëri prej tyre ka tentuar të vrasë veten për shkak të kësaj situate.

“Ishte socialist i vjetër ai, ishte burrë, jo si këta,”- tha Maliqi ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Lefter Maliqit

Përpara se lekë t’i shpenzoni për Vettingun në polici, apo për gaz lotsjellës që përdorni kundër qytetare, mund të dnërtoni ndonjë rrugë apo ndonjë shkollë.

Vendi nuk shkon dot në zgjedhje me 36 deputetë minus. Nejse un dua t’u uroj suksese kandidatë të PS-së për kryetar bashkie, pasi dihet që do fitojnë. Do fitojnë sepse janë zgjedhur nga oligarkët jo nga forcat socialiste.

Njëri prej tyre desh vrau veten. Desh u mby, ishte socialist I vjetër ai, ishte burrë, jo si këta të tjerë.

Kështu që këtu nuk mund të ketë zgjehdje të çertifikuara.

Populli dhe socialistët e ndershëm e dinë që nuk ka konkurencë dhe zgjedhje të ndershme. Këtu ka matje force.

Ne kemi vetëm një vendim, duhet që sistemin zgjedhor ta ndryshojmë sepse po të duan e ndryshojnë brenda ditës këta.

Por nuk na dëgjojnë. Këtu me ne bëjnë parodi.

Këta do e ndryshojnë kodin zgjedhor vetëm sipas interesave të opozitës së rrugës dhe rilindasve, jo demokratëve dhe socialistëve të vërtetë.

Ditën e sotme u mblodh Kuvendi, ku Kryeministri Edi Rama e përdori seancën e sotme për t’i bërë apel opozitës që të bashkojë zërin me mazhorancën për hir të negociatave me BE. Soreca i dorëzoi sot progres-raportin Ruçit dhe kërkoi që të bëhet më shumë punë për të bindur BE.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lefter maliqi seanca plenare 30 maj 2019 lefter maliqi seanca plenare 30 maj 2019

Sondazh

Poll

Politike 30 Maj 2019, 11:12

TIRANE- Replika të forta në seancën plenare të kësaj të enjteje. Deputeti konservator Kujtim Gjuzi, ka realizuar sot dëshirën e tij të shpallur disa kohë më par...