Politike

Murrizi hap “Kutinë e Pandorës”: Nëse doni të dini kush vjedh në këtë vend, shihni rezidencat në Sauk dhe te Gjiri i

30 Maj 2019, 11:59 Nga DOSJA
Murrizi hap “Kutinë e Pandorës”: Nëse doni të

TIRANE- Deputeti i përjashtuar nga Partia Demokratike, Myslim Murrizi ka thënë sot në Kuvend, se politika shqiptare nuk e do BE, por e do populli. Murrizi tha se nëse duhet parë se kush vjedh në këtë vend, mjafton të shohësh kush ka prona në Sauk dhe tek Gjiri i Lalzit.

Pjesë nga fjala e Murrizit:

E vërteta e hidhur e 29 viteve post-komunizëm është se shqiptarët e duan anëtarësimin në BE.

 Politika dhe banorët e kësaj salle, elitat vendimmarrëse nuk e kanë dashur ashtu si këto dy ditë po nxitojnë të zaptojnë llogoret, njëri i fitues e tjetri si i mërzitur. 

Fjala më e sinqertë e Ramës është se në këtë vend asnjë punë nuk është bërë pa u sulmuar nga të tjerët.

 Ai e tha për vete por do ishte më e sinqertë të thoshte në përgjithësi. Ajo pjesë që kërkon sot të jetë në Europë është ajo pjesa që e ka kërkuar me ngulm. 

Opozita në këtë sallë fjalën ka. Tenderët i kanë ata që rrinë këtu.

 Me opozitën që shani sot e keni shndërruar opozitën në manekin të atij që drejton qeverinë. Së bashku bëtë që qytetarët të mos dinë kë të votojnë.

 Ndaj u zgjodh Arba në Suedi se me variantin tuaj nuk do zgjidhej. Më mirë thotë Balla që jemi pa gjykatë kushtuese se ishte shejtani brenda. Këta shejtanë 25 emra janë. 

Nga kjo sallë kanë dalë. nga 97 deri në fund. Kur u bënë dreqër këta. Ata dreqër iu kanë shërbyer ju si dreqër nga 2001.

 Ata iu kanë ruajtur të mos shkoni atje ku e keni vendin. Këtu të shikosh Gjirin e Lalëzit dhe rezidencën në Sauk të bindesh se kush vjedh në këtë vend e ka vendin në burg.

Ditën e sotme u mblodh Kuvendi, ku Kryeministri Edi Rama e përdori seancën e sotme për t’i bërë apel opozitës që të bashkojë zërin me mazhorancën për hir të negociatave me BE. Soreca i dorëzoi sot progres-raportin Ruçit dhe kërkoi që të bëhet më shumë punë për të bindur BE.

*f.g/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike myslim murrizi seanca plenare 30 maj 2019 myslim murrizi seanca plenare 30 maj 2019

Sondazh

Poll

Politike 30 Maj 2019, 11:12

TIRANE- Replika të forta në seancën plenare të kësaj të enjteje. Deputeti konservator Kujtim Gjuzi, ka realizuar sot dëshirën e tij të shpallur disa kohë më par...