Bota

21 Korrik 2021, 12:45 Nga DOSJA

RUSI– Një tualet i punuar me ar është gjetur në vilën e një drejtori policie të një rajoni në Rusi të arrestuar për akuzën e korrupsionit. Vila superluksoze u kontrollua gjatë një operacioni bastisjeje nga hetuesit rusë të cilët thanë se shkatërruan një bandë policësh të korruptuar.

Pamjet e aksionit policor u bënë publike nga mediat ruse. Në pamjet shihet se i gjithë ambienti ishte i mbuluar me ar, madje dhe tualeti është i gjithi me ar.

Në pranga ka rënë drejtuesi i policisë rrugore në rajonin Stavropol, Col Alexei Safonov së bashku me 6 persona të tjerë.

Kreu i policisë rrugore akuzohet se merrte rryshfet duke i dhënë leje false bizneseve, për të kaluar pa u kontrolluar në pika kufitare kamionë të tërë me grurë dhe material ndërtimi.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alexei safonov drejtori i policise ne rusi alexei safonov drejtori i policise ne rusi

Sondazh

Poll