Bota

U dhunua e iu vunë prangat nga Policia, Dardan Molliqaj: Arrestimi im ishte urdhër politik

20 Korrik 2021, 20:19 Nga DOSJA
U dhunua e iu vunë prangat nga Policia, Dardan Molliqaj: Arrestimi im ishte

TIRANË– Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate në Kosovë ka komentuar arrestimin e tij të dhunshëm nga policia e Kosovës. Në një intervistë për emisionin “A Show”, Molliqaj tha se prangosja e tij ishte me urdhër politik.

“Kemi bindjet tona politike, që dallojnë thelbësisht me qeverisjen Kurti, besoj se kjo i duhet Kosovës. Kurti jo vetëm ka fituar zgjedhjet me shumicë solide, por ka shtrirë rrezet e veta në të gjitha subjektet opozitare. Qeveria Kurti në diskursin e vet, duke entuziazmuar secilin institucion shtetëror, ka bërë këto të fundit të thyejnë të gjitha rregullat dhe ligjit. Unë jam arrestuar bashkë me aktivostë të tjerë në orën 12:00, qeveria e Kosovës ka reaguar 12 orë pas ngjarjes. Arrestimi dhe lirimi im ishin krejtësisht politike. Për herë të parë në historinë e Kosovës që është shkarkuar shefja e KQZ-së, edhe pse kemi 3 zgjedhjet më të mira në rajon. Po emërohen të afërm të njerëzve në pushtet. Çdo institucion i pavarur është kapur nga partia në pushtet. Ka një tendencë që në krye të institucioneve të vijnë persona trashëgimtarë të sistemit të ish-Jugosllavisë. Një gjykatë ndërkombëtare është duke përndjekur drejtuesit politik e ushtarak të UÇK-së. Është shkarkuar bordi i RTK-së dhe pritet të emërohen njerëz të afërm me pushtetin, këtë nuk e mohon as Kurti,”-tha Molliqaj.

Dardan Molliqaj u arrestua disa ditë më parë bashkë me shtatë aktivistë të partisë që ai drejton, të cilët më pas janë liruar, gjatë aksionit te Ministria e Drejtësisë ku kundërshtuan taksën shtesë prej 5 euro për regjistrimin e veturave.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrestohet dardan molliqaj dardan molliqaj arrestohet dardan molliqaj dardan molliqaj

Sondazh

Poll

Bota 20 Korrik 2021, 19:27

PAKISTAN– Një alpinist i famshëm i Koresë së Jugut, i cili humbi gishtat e tij nga ngrica 30 vjet më parë, është zhdukur gjatë zbritjes së tij nga një mal në Pa...