Katër iranianë tentuan ta rrëmbenin/ Blinken zbardh biseden me gazetaren: Nuk do të tolerojmë përpjekjet për të heshtur
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se gazetarja amerikano-iraniane që u bë objektiv i një plani iranian për ta rrëmbyer, ka “demonstruar kurajo të jashtëzakonshme”.
Sekretari Blinken shkruajti në Twitter të hënën se pati “një bisedë të mirë” me zonjën Masih Alinejad, drejtuese e një emisioni të shërbimit në gjuhën perse të Zërit të Amerikës, si dhe një kritike e hapur e qeverisë iraniane.
“Konfirmova se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithnjë punën e domosdoshme të gazetarëve të pavarur në mbarë botën”, shkruajti Sekretari Blinken. “Nuk do të tolerojmë përpjekjet për t’i trembur apo për të heshtur zërat e tyre”.
Zonja Alinejad tha se bisedoi me Sekretarin Blinken për 15 minuta, dhe se kryediplomati amerikan e konsideroi “në veçanti revoltuese” idenë që Irani kërkonte ta rrëmbente atë nga territori amerikan.
“Sekretari Blinken tha se Administrata e Presidentit Biden e merr shumë, shumë seriozisht rrezikun që paraqet Republika Islamike dhe se ishte në dijeni për mënyrat se si regjimi në Teheran sulmon disidentët në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë”, shkruajti në Twitter zonja Alinejad. “Ai më siguroi se Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë përgjegjës regjimin (iranian) për këtë komplot”.
Javën e kaluar Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se një gjykatë federale në Nju Jork bëri publike akuzat ndaj pesë shtetasve iranianë për përfshirje në komplotin për të rrëmbyer “një gazetare nga Bruklini, një autore dhe aktiviste të të drejtave të njeriut, për shkak se mobilizoi opinionin publik në Iran dhe në mbarë botën për ligjet dhe praktikat e regjimit (iranian)”. Deklarata për shtyp e Departamentit të Drejtësisë nuk dha emrin e personit ndaj të cilit ishte organizuar komploti.
Zonja Alinejad, e cila jeton në distriktin Bruklin të qytetit të Nju Jorkut, më vonë konfirmoi nëpërmjet mediave sociale se ajo ishte personi në qendër të sulmit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Saeed Khatibzadeh hodhi poshtë akuzat amerikane, duke u shprehur në komente të publikuara nga media shtetërore iraniane se është “një akuzë e pabazë dhe qesharake që nuk meriton një përgjigje”.
Zonja Alinejad punoi si gazetare në Iran në vitet 2000, kur shkruajti artikuj që ekspozonin keqmenaxhimin e qeverisë dhe korrupsionin, derisa autoritetet i hoqën kredencialet e shtypit dhe e kërcënuan me arrestim. Ajo u largua nga vendi në vitin 2009, fillimisht drejt Britanisë, dhe më vonë u vendos në Nju Jork në vitin 2014. /VOA/
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Rekomandimi: Të gjithë fëmijët mbi 2 vjeç duhet të mbajnë maska në shkollë këtë vjeshtë, edhe nëse janë vaks
SHBA– Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandoi që të gjithë fëmijët e moshës mbi 2 vjeç të mbajnë maska kur të kthehen në shkollë këtë vit. Masa ...
Lideri turko-qipriot: Unë nuk komandohem nga Erdogan rruga përpara është zgjidhja mes dy shteteve
QIPRO-Lideri nacionalist i Qipros së Veriut Ersin Tatar, së fundmi ka kryer intervistë me median britanike “The Guardian” ku është treguar mjaft ent...
Moti ekstrem ‘godet’ Kinën, raportohen tre humbje jete nga përmbytjet
KINË-Përmbytjet masive si pasojë e reshjeve të shumta duket se janë zhvendosur në Kinë ditën e sotme duke ‘goditur’ provincën Henan, ku deri më...
E fortë! Emmanuel Macron është përgjuar bashkë me 14 udhëheqës të tjerë botërorë nga programin “Pegasus”, kush ki
SHBA-Përgjimet e programit ‘Pegasus‘ kanë përfshirë plot 14 udhëheqës botërorë mes të cilëve është edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri pale...
Gazetarët francezë ankohen për cënim privatësie, qeveria nis hetimet për përgjimet me Pegasus
FRANCË-Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim mbi pretendimet se shërbimet e inteligjencës marokene spiunuan disa gazetarë francezë duke përdorur programi...
Adoleshenti tenton të “fluturojë”, makina përplaset me pemën dhe ndahet në dysh. Humbin jetën 4 pasagjerët, vetëm nj
SHBA– Një shofer adoleshent, vetëm 17 vjeç nga Illinoys, akuzohet për vrasjen e 4 shokëve të tij, pasi u përfshinë në një aksident teksa përpiqeshi...
Covid-19 hyn në Shtëpinë e Bardhë, zyrtari i vaksinuar me dy doza infektohet me koronavius
SHBA-Covid-19 ka hyrë edhe në Shtëpinë e Bardhë, pasi një zyrtar plotësisht i vaksinuar është infektuar edhe pas vaksinimit të plotë me dy vaksina.Mediat raport...
Presidenti i Mali-t sulmohet me thikë gjatë lutjes së Bajramit: Kjo është pjesë e të qenit lider
MALI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mali ku presidenti i shtetit Assimi Goita, është sulmuar me thikë gjatë faljes së Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe të k...