Bota

Rand Paul akuzon specialistin e sëmundjeve për marrje fondesh për kërkimin e origjinës së koronavirusit, Fauci: Nëse diku

20 Korrik 2021, 19:46 Nga DOSJA
Rand Paul akuzon specialistin e sëmundjeve për marrje fondesh për

SHBA– Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në Senatin Amerikan gjatë sencës dëgjimore mes deputetit republikan Rand Paul dhe specialistit të sëmundjeve Fauci.

Sipas mediave Paul e ka akuzuar Fauc-in për gënjeshtra se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë siguroi fonde për kërkime në Institutin e Virologjisë Wuhan në Kinë. Senatori i Kentucky pretendoi se hetimi mund të ketë luajtur një rol në zhvillimin e koronavirusit të ri në laboratorin e Uhan.

“Nëse dikush kapet duke gënjyer Kongresin, Kodi Penal Amerikan parashikon një krim të rëndë dhe dënon me pesë vjet burg. Ju po përpiqeni të fshehni përgjegjësinë për 4 milion njerëz që vdiqën në të gjithë botën nga pandemia” i tha Paul, Fauci-t gjatë seancës.

Fauci, i cili deri vonë po jepte përgjigje të qeta dhe diplomatike, u shpreh: “Senator Paul, unë kurrë nuk kam gënjyer para Kongresit ju nuk e dini për çfarë po flisni. Nëse dikush po gënjen këtu, ai je ti

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota anthony fauci rand paul anthony fauci rand paul

Sondazh

Poll

Bota 20 Korrik 2021, 19:27

PAKISTAN– Një alpinist i famshëm i Koresë së Jugut, i cili humbi gishtat e tij nga ngrica 30 vjet më parë, është zhdukur gjatë zbritjes së tij nga një mal në Pa...

Bota 20 Korrik 2021, 18:34

GREQI– Psikologia e Caroline Crouch, Eleni Mylonopoulou ka dhënë një dëshmi të re për mediat vendase. Në një artikull të “Protothema“, ajo foli për takimin e sa...