Bota

“Mitsotakis është armik i turqve”/ Erdogan bën deklaratën e fortë për kryeministrin grek, i përcjell mesazh BE-së: N

20 Korrik 2021, 19:56 Nga DOSJA
“Mitsotakis është armik i turqve”/ Erdogan bën

QIPRO– Presidenti Rexhep Taip Erdogan gjatë festës së Lirisë dhe Paqes në Qipro që përkoi edhe me festën e Kurban Bajramit, bëri deklarata të forta ku e quajti armik të turqve kryeministrin grek Kirjakos Mitsotakis.

Nga Qipro Veriore ai dha një mesazh për ndërkombëtarët, nuk do të ketë hapa pas në çështjen e ndarjes së ishullit.

“Të gjithë ata që janë armiq të turqve përfshirë këtu edhe Mitsotakisin, edhe ata që flasin nga Amerika me videokonferencë, le të mblidhen dhe do të flasin kundër nesh. Le të flasin. Ne po e japim mesazhin tonë. Ne kemi të drejtë. Prandaj do ta mbrojmë deri në fund të drejtën tonë. Këta flasin për të drejtat vetëm kur u intereson. Përdorin si vegël edhe Bashkimin Europian që e pranoi në union pjesën jugore. Duan që ne të heqim dorë nga shteti që qipriotët turq e krijuan me jetë, gjakë dhe dëshmorë. Askush mos të presë nga ne që të bëjmë hapa pas. Ne nuk kemi më kohë për të humbur”.

Erdogan bëri një thirrje edhe për Bashkimin Europian ku iu drejtua duke i thënë se nuk e kanë trajtuar problemin me drejtësi dhe vetëm kanë gënjyer rreth çështjes.

“Çfarë ndodhi? E kanë mbajtur fjalën ju? Cfarë keni bërë si ju BE? Asnjëherë nuk e keni trajtuar problemin me drejtësi. Vetëm gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra. Kjo nuk është demokraci. BE do të ndihmonte veriun e ishullit. E bëri? Jo. Sepse këta e ndërtojnë jetën bazuar në gënjeshtra. Nuk duam që të mbash një fjalim që do të shkakojë probleme. U thashë që nuk marr leje nga ju”.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota erdogan kirjakos mitsotakis qipro erdogan kirjakos mitsotakis qipro

Sondazh

Poll

Bota 20 Korrik 2021, 19:27

PAKISTAN– Një alpinist i famshëm i Koresë së Jugut, i cili humbi gishtat e tij nga ngrica 30 vjet më parë, është zhdukur gjatë zbritjes së tij nga një mal në Pa...

Bota 20 Korrik 2021, 18:34

GREQI– Psikologia e Caroline Crouch, Eleni Mylonopoulou ka dhënë një dëshmi të re për mediat vendase. Në një artikull të “Protothema“, ajo foli për takimin e sa...