Bota

Lideri turko-qipriot: Unë nuk komandohem nga Erdogan rruga përpara është zgjidhja mes dy shteteve

20 Korrik 2021, 19:08 Nga DOSJA
Lideri turko-qipriot: Unë nuk komandohem nga Erdogan rruga përpara

QIPRO-Lideri nacionalist i Qipros së Veriut Ersin Tatar, së fundmi ka kryer intervistë me median britanike “The Guardian” ku është treguar mjaft entuziast, me gjithë embargot dhe politikat kufizuese ndaj republikës së tij.

60-vjeçari i  atribuon entuziazmin e publikut ndihmës që Ankaraja i ka dhënë republikës turke në veri të Qipros, teksa Erdogan ka mbështetur dhe propozimin e tij të zgjidhjes me dy shtete, pas disa vite negocjatash të dështuara paqeje, siç ishin ato për kthimin e ishullit mesdhetar në një federatë bi-zonale, bi-komunale.

Deklarata e plotë:

“Njerëzit mendojnë se ai më udhëzon të ndjek politikat e tij. Kjo nuk është e vërtetë. Jam unë ai që binda Erdogan se pas ezaurimit të mundësive të federates bi-zonale, ne duhet të shkojmë për zgjidhjen me dy shtete. Ai më ka mbështetur pasi këtë dëshiron opinioni publik në Turqi. Për 85 milionë turkë, Qipro është një çështje kombëtare shumë e ndjeshme. Unë gjithmonë kam thënë se zgjidhja e vetme realiste është ajo me dy shtete. Ne sigurisht kemi njerëz si Mustafa Akinci [pararendësi i tij i moderuar] dhe të tjerë që mendonte ndryshe, por ata nuk janë në pushtet.“Në pushtet jam unë … jam president i qipriotëve turkë, kudo që ndodhen”.Nëse u pëlqen apo jo grekëve qipriotë, turkët qipriotë janë bashkë pronarë e bashkë-themelues të republikës së Qipros në 1960. Shumë herë në të kaluarën këtu ka pasur më shumë turq sesa grekë. Shumë ujë ka kaluar tashmë poshtë urës, kështu që ata duhet të zgjohen ndaj realitetit të ri të Qipros, në mënyrë që të bëjmë paqe. Ne jemi gjithsesi dy shtete”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota erdogan ersin tatar erdogan ersin tatar

Sondazh

Poll

Bota 20 Korrik 2021, 18:34

GREQI– Psikologia e Caroline Crouch, Eleni Mylonopoulou ka dhënë një dëshmi të re për mediat vendase. Në një artikull të “Protothema“, ajo foli për takimin e sa...