Bota

Moti ekstrem ‘godet’ Kinën, raportohen tre humbje jete nga përmbytjet

20 Korrik 2021, 18:50 Nga DOSJA
Moti ekstrem ‘godet’ Kinën, raportohen tre humbje jete nga

KINË-Përmbytjet masive si pasojë e reshjeve të shumta duket se janë zhvendosur në Kinë ditën e sotme duke ‘goditur’ provincën Henan, ku deri më tani kanë vdekur 3 persona.

The Guardian raporton se lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke vështirësuar apo ndaluar transportin dhe duke rrezikuar jetën e milion njerëzve. Ditën e sotme ranë më shumë se 20 cm shi, duke lënë të bllokuar në metro qindra pasagjerë të cilëve, uji i kishte arritur dëri në bel.

Më shumë se 10,000 banorë të provincës qendrore janë zhvendosur në shtëpi strehimi, dhe autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm sepse situata mund të kthehet në katastrofë natyrore. Qindra mijëra banorë në provincën Sichuan duhet të zhvendosen këtë muaj për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

(e.k/dosa.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kine permbytje ne kine kine permbytje ne kine

Sondazh

Poll

Bota 20 Korrik 2021, 18:34

GREQI– Psikologia e Caroline Crouch, Eleni Mylonopoulou ka dhënë një dëshmi të re për mediat vendase. Në një artikull të “Protothema“, ajo foli për takimin e sa...