GREQI– Psikologia e Caroline Crouch, Eleni Mylonopoulou ka dhënë një dëshmi të re për mediat vendase. Në një artikull të “Protothema“, ajo foli për takimin e saj të parë me çiftin, duke zbuluar se viktima 20-vjeçare i kishte bërë me dije se donte të divorcohej.
Ajo foli për gati 20 seancat që ato patën së bashku, nga tetori 2020 deri në shkurt 2021, ndërsa zbuloi Caroline ndjehej e bllokuar nga piloti 33-vjeçar, Babis Anagnostopoulos. Sipas të njëjtave burime, Caroline i kishte thënë: Unë jam e dashuruar me personin dhe përrallën që kisha ngritur në mendjen time, por e urrej bashkëshortin tim.
Mylonopoulou i dëshmoi hetuesit se pas krimit, ajo po merrte mesazhe kërcënuese nga të panjohur, në mënyrë që të mos zbulonte se çfarë dinte për marrëdhënien e çiftit në Glyka Nera. Por pas denoncimit të saj, Policia do të hetojë për të mësuar se nga kush vinin këto kërcënime.
Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por në përvjetorin e vdekjes të së shoqes atij iu vunë prangat. Piloti e ka pranuar krimin duke u shprehur se gjithçka kishte ndodhur pas një sherri në çift.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FRANCË-Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim mbi pretendimet se shërbimet e inteligjencës marokene spiunuan disa gazetarë francezë duke përdorur programi...
SHBA-Covid-19 ka hyrë edhe në Shtëpinë e Bardhë, pasi një zyrtar plotësisht i vaksinuar është infektuar edhe pas vaksinimit të plotë me dy vaksina.Mediat raport...
MALI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mali ku presidenti i shtetit Assimi Goita, është sulmuar me thikë gjatë faljes së Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe të k...
Liria e mediave dhe pavarësia e gjyqësorit janë duke u përballur me kërcënime në rritje në Hungari dhe Poloni, derisa korrupsioni mbetet sfidë e madhe për të dy...
SHBA– William Montgomery, ish-ambasador i SHBA në Serbi, Mal të Zi dhe Bullgari, ka folur lidhur me karrierën e tij politike në rajonin e Ballkanit. Në një inte...
IRAK– Numri i viktimave nga sulmi i djeshëm në Bagdad të Irakut ka shkuar në 35-persona. Fillimisht u lajmërua vetëm për 25 viktima por 10 të palgosur nuk...
Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se varianti Delta vazhdon të përhapet dhe vlerësohet se 83 për qind e rasteve të reja të infektimit me k...
BRAZIL-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil ku një adoleshent ka qëlluar për vdekje dy motra binjake 18-vjeçare dhe ekzekutimin e tyre e ka transmetu...