Bota

Adoleshenti tenton të “fluturojë”, makina përplaset me pemën dhe ndahet në dysh. Humbin jetën 4 pasagjerët, vetëm nj

20 Korrik 2021, 17:50 Nga DOSJA
Adoleshenti tenton të “fluturojë”, makina përplaset

SHBA– Një shofer adoleshent, vetëm 17 vjeç nga Illinoys, akuzohet për vrasjen e 4 shokëve të tij, pasi u përfshinë në një aksident teksa përpiqeshin që të “fluturonin” mbi kodër.

Sipas mediave të huaja, 6 persona po udhëtonin me mjetin tip “SUV Mercedes 2008”, që goditi një pemë dhe u nda në dysh. Dy nga viktimat humbën jetën në vend, ndërsa dy të tjerë në spital duke mos u mbijetuar plagëve të marra. Përveç shoferit, nga pasagjerët ka arritur që të mbijetojë vetëm njëri. 

Emri i shoferit të makinës, i cili është minoren, nuk është bërë i ditur, ndërsa viktimat janë: Omarion Rieves dhe Nathaniel Phillips, të dy 17 vjeç, humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Destiny M Giera, 16 vjeç dhe Jemerrio X Rieves, 15 vjeç.

Në vendin ku ndodhi aksidenti, familjarë dhe miq vendosën qirinj, tollumbace apo lodra pellushi për të dashurit e tyre që humbën jetën në aksidentin tragjik. 

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aksidenti ne shba aksidenti ne shba

Sondazh

Poll