Bota

Zërat se Greqia mund të njohë Kosovën, Daçiç kërcënon Athinën: Nëse e bëni, ne do ta kompensojmë në anë tjetër

20 Korrik 2021, 15:16 Nga DOSJA
Zërat se Greqia mund të njohë Kosovën, Daçiç

SERBI-Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë gjatë vizitës së tij në Qipro, se deri më tani nuk ka ndonjë informacion se Greqia do ta njohe pavarësinë e Kosovës. Por megjithatë si ka vënë nën presion shtetin helen duke thënë se nëse si e njeh Kosovën si shtet Serbia do ti përgjigjet në anën tjetër, duke lënë të kuptohet se as Serbia nuk do të njhë pseudo-shtetin e Qipros.

“Nuk do të ishte mirë që kjo të ndodhte, por nëse ndodh, Serbia ka mundësi ta kompensojë në anën tjetër. Ata i njohën pasaportat, por prapë nuk e njohën Kosovën”, tha Daçiç.

Ai shtoi se, nga katër anëtarët e tjerë të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Spanja dhe Qiproja janë të sigurta se nuk do ta bëjnë, ndërsa Sllovakia dhe Rumania janë nën presion dhe po përballën me dilema të vazhdueshme. 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ivica daiçiç ivica daiçiç

Sondazh

Poll