Bota

Gjenden mbetjet e një qyteti tregtar nën ujërat e Heraklionit, dikur ishte porti më i madh i Egjiptit

20 Korrik 2021, 14:10 Nga DOSJA
Gjenden mbetjet e një qyteti tregtar nën ujërat e Heraklionit,

GREQI– Poshtë ujërave të qytetit të lashtë të Heraklionit, i cili ishte dikur porti më i madh i Egjiptit, janë zbuluar mbetje të një qyteti të tërë duke përfshirë pjesë të portit dhe varre, të cilat tregojnë praninë e tregtarëve në port.

Mediat raportojnë se nën ujërat e detit ndodhen mbetjet e një qyteti të tërë, të përmbytur shumë vite më parë për shkak të tërmeteve të ndryshme dhe valëve të baticave.

Zbulimi u bë gjatë një eksplorimi nën ujë. “Një ekspeditë Franceze-Egjiptiane, zbuloi rrënojat e një anijeje ushtarake nga periudha Ptolemaike dhe rrënojat e një kompleksi varresh Greke që daton në shekullin e katërt para Krishtit. Ky zbulim pasqyron bukur praninë e tregtarëve grekë që jetonin në këtë qytet.” tha ministria në një njoftim për shtyp mbi arkeologjinë egjiptiane.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni heraklion heraklion

Sondazh

Poll