Bota

OBSH lajmëron rritjen e numrit të vdekjeve javën e fundit nga Covid19: Vjen si pasojë e mosvaksinimit dhe lirimit të masave

20 Korrik 2021, 14:49 Nga DOSJA
OBSH lajmëron rritjen e numrit të vdekjeve javën e fundit nga

SHBA– Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lajmëruar se numri i viktimave nga Covi-19 sa vjen e rritet dhe për këtë gjë ka fajësuar mosvaksinimin dhe lehtësimin e masave nga qeveritë.

Varianti Delta po përhapet me shpejtësi dhe numri më i madh i vdekjeve vjen si pasojë e tij. OBSH ka lajmëruar se numri i vdekjeve ka nisur të rritet bindhëm që javën e kaluar, pasi kishin kaluar nëntë javë që numri po binte gradualisht.

Janë regjistruar më shumë se 55,000 jetë të humbura në gjithë botën, çka përbën rritje prej 3 për qind nga java e kaluar. Numri i të infektuarve është rritur për 10 për qind javën e kaluar, në gati 3 milionë. Numri më i madh është regjistruar në Brazil, Indi, Indonezi dhe Britani të Madhe.

OBSH-ja ka thënë se varianti Delta tani është identifikuar në 111 shtete dhe pritet të bëhet variant dominues në muajt në vazhdim.

(E.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 obsh varianti delta covid-19 obsh varianti delta

Sondazh

Poll