Bota

Përmbytjet katastrofike në Evropë/ Konfirmohet vdekja e dy shtetasve nga Kosova në Gjermani

20 Korrik 2021, 14:26 Nga DOSJA
Përmbytjet katastrofike në Evropë/ Konfirmohet vdekja e dy

GJERMANI-Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, ka konfirmuar vdekjen e dy shtetasve nga Kosova nga vërshimet, njëri prej të cilëve posedonte nënshtetësinë gjermane.

MPJD-ja njofton se përmes ambasadës dhe konsullatave në Gjermani po e përcjellin nga afër gjendjen e krijuar atje, dhe se janë në kontakt me shumë familje dhe pjesëtarë të mërgatës që janë prekur nga katastrofa natyrore.

“Bazuar në të dhënat zyrtare, deri më tani ka humbur jetën një person me shtetësi kosovare, si dhe një person tjetër që ka njërin prind me shtetësi të Kosovës, përderisa viktima mban shtetësinë gjermane”, thuhet në deklaratën e MPJD-së.

MPJD-ja, fton të gjithë bashkatdhetarët që të lajmërohen në konsullatat më të afërta të cilat janë të gatshme në çdo kohë të ofrojnë asistencën e nevojshme.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora permbytjetne gjermani vdesin dy shtetas nga kosova permbytjetne gjermani vdesin dy shtetas nga kosova

Sondazh

Poll