Bota

Maqedonia e Veriut “dritë jeshile” për eksportimin e kanabisit medicial, opozita paralajmëron bllokim në Kuvend: I shër

20 Korrik 2021, 14:47 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut “dritë jeshile” për eksportimin e

SHKUP– Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dhënë dritën jeshile për projektligjin lidhur me prodhimin e kanabisit mjekësor të kontrolluar dhe eksportimit të tij jashtë vendit.  Por opozita nuk është e të njëjtit mendim, madje ka paralajmëruar edhe bllokadë të plotë.

VMRO-DPMNE akuzon se pushteti dëshiron të legalizojë të ashtuquajturë, “krimi i Zoran Zaevit”, duke paralajmëruar se nëse projektligji do të kalojë në Kuvend, gjithë të tjerët pas tij do të bllokohen. Sipas tyre, nga licensat për të prodhuar kanabis do të përfitojë vetëm kryeministri Zoran Zaev.

“Licencat për kanabis që u lëshuan në vitet e kaluara janë licenca për përpunimin e vajit të kanabisit dhe prodhim final për qëllime mjekësore, por jo edhe për eksport në formë të gjethit të thatë të kanabisit, siç parasheh ky ligj. Mes këtyre licencave është edhe ajo e familjes Zaev. Sekret publik janë dyshimet se licencat për përpunimin e vajit nga kanabisi u lëshuan për 300 deri në 500 mijë euro, para për të cilat dyshojmë se kanë përfunduar vetën më xhepat e familjes Zaev”- deklaroi Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.

Qeveria planifikon një pjesë të parave të shfrytëzohen për sëmundjet e rralla, për mediat, kulturën, arsimin dhe sportin. Planifikohet edhe formimi i Agjencisë së posaçme për kanabis, e cila do jetë kompetente për kontrollimin e këtij biznesi. I njëjti projektligj u paralajmërua edhe në Shqipëri nga kryeministri Edi Rama disa kohë më parë, por nuk ka përmendur më. Ndoshta do ta bëjë pjesë të paketës në mandatin e tij të tretë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kanabisi ne maqedonine e veriut maqedoni e veriut vmro-dpmne kanabisi ne maqedonine e veriut maqedoni e veriut vmro-dpmne

Sondazh

Poll