Bota

Zyrtari serb i ankohet ambasadorit rus për Albin Kurtin: Pengoi bisedimet dhe kishte qëllim të na provokonte

20 Korrik 2021, 15:04 Nga DOSJA
Zyrtari serb i ankohet ambasadorit rus për Albin Kurtin: Pengoi bisedimet

SERBI-Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ditën e sotme u takua me ambasadorin e Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, ku diskutuan edhe për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi.

Petkoviç u ankua për Kosovën dhe vuri në dukje se Prishtina tregoi papërgjegjësi ekstreme në Bruksel dje, duke refuzuar të pajtohet me dy pikat kryesore të draftit të BE-së, të cilat i referohen intensifikimit të përpjekjeve për të gjetur personat e zhdukur të mbetur, si dhe përmbajtjes nga veprimet e njëanshme që do ta destabilizonin situatën.

‘Të gjitha përpjekjet e Albin Kurtit çuan në pengimin e bisedimeve dhe kishin për qëllim provokimin e palës serbe për të pezulluar negociatat, por Beogradi edhe një herë ka treguar përgjegjësi dhe përkushtim ndaj dialogut dhe marrëveshjes’”, ka thënë Petkoviç në takim, sipas deklaratës për media të publikuar nga zyra që ai udhëheq.

Sipas Petkoviç, Beogradi do të mbetet vazhdimisht i përkushtuar për të vazhduar dialogun, ndërsa thuhet se pala serbe do të këmbëngulë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe në arritjen e një kompromisi. Petkoviç i tha ambasadorit rus se Rusia mbetet miku më i madh i Serbisë, duke e falenderuar për mbështetjen që Moska ia jep Beogradit.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksandar bocan-kharchenko dialogu kosove-serbi petkovic aleksandar bocan-kharchenko dialogu kosove-serbi petkovic

Sondazh

Poll