Bota

Ishte më e mira, por nuk shkoi në hapësirë se ishte grua! Historia e Wally Funk, 82-vjeçarja që realizoi ËNDRRËN me Jeff

20 Korrik 2021, 13:54 Nga DOSJA
Ishte më e mira, por nuk shkoi në hapësirë se ishte grua!

SHBA– Pas një gjysmë shekulli pritje, Wally Funk – e cila u trajnua për programin Mercury të NASA-s, por iu mohua mundësia për të shkuar në hapësirë për shkak të gjinisë së saj ​​- më në fund do të qëndrojë “mes yjeve”. Ajo u zgjodh nga njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, për të shoqëruar atë në udhëtimin drejt hapësirës.

Funk doli vullnetare për t’u bërë pjesë e programit “Mërkuri 13”, i njohur ndryshe si “Programi i Grave në Hapësirë”, në Shkurt të 1961, e cila ishte një përpjekje e financuar për të filluar trajnimin e grave për t’u bërë pjesë e NASA. Funk u bë gruaja më e re që u diplomua nga programi duke shënuar rezultate më të mira se të gjithë djemtë e tjerë në kurs. Funk madje kaloi 10 orë dhe 35 minuta brenda një rezervuari për një provë, duke tejkaluar astronautin e famshëm John Glenn. Megjithatë nuk iu dha kurrë mundësia që të dilte jashtë planetit Tokë. 

Funk ka përvojë të gjerë në pilotimin e avionëve, duke regjistruar mbi 19,600 orë fluturimi dhe duke mësuar më shumë se 3,000 njerëz se si të fluturojnë me avionë privatë dhe komercialë. Por Funk nuk do të ketë nevojë për gjithë atë përvojë për të fluturuar me “Neë Shepard” të Blue Origin pasi sistemi i anijes dhe raketave është krijuar për të lejuar praktikisht çdokënd që të bëhet një astronaut pas vetëm disa orësh kurs. 

LAJMI KRYESOR: Historike! Njeriu bën udhëtimin turistik në hapësirë, Jeff Bezos dhe tre shoqëruesit qëndrojnë 10 minuta jashtë orbite, MOMENTET që nuk duhen humbur

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jeff bezoz ne hapesire wally funk jeff bezoz ne hapesire wally funk

Sondazh

Poll