Bota

Festa e Kurban Bajramit, Algjeria falë 14 mijë të burgosur, ja kategoritë që përfitojnë

20 Korrik 2021, 11:16 Nga DOSJA
Festa e Kurban Bajramit, Algjeria falë 14 mijë të burgosur, ja

ALGJERI- Presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune fali rreth 14,000 të burgosur të Dielën. Middleeastmonitor shkruan se të bugosurit që përfituan nga falja e Presidentit algjerian për festën e Kurban Bajramit nuk akuzohen për krime terrorizmi, vandalizëm, korrupsion dhe komploti kundër shtetit.

Sipas një deklarate në Facebook, Tebboune nënshkroi dy dekrete, i pari ku jep amnisti për persona të burgosur me më pak se 12 muaj. Në dekretin e dytë dha amnisti për të paraburgosurit që kanë qënë të mirë në arsim, aftësim profesional dhe që kanë përfunduar shkollën e mesme .

Falja presidenciale gjithashtu përfshin ata personat që kanë një diplomë universitare ose një çertefikatë të arsimit profesional, të cilët janë dënuar ose nga dënimi i mbetur kanë për të kryer më pas se 24 muaj.  

Presidenti algjerian fali gjithashtu më shumë se 100 të burgosur dhe aktivistë të arrestuar që i përkisnin lëvizjes protestuese Hirak. Një vendim i ngjashëm u mor dhjetë ditë më parë për të falur 18 të arrestuar. Organizatat e të drejtave të njeriut dhe partitë e opozitës në Algjeri kanë bërë thirrje për muaj me radhë që Presidenti Tebboune të lirojë të arrestuarit në tubimet e Hirak.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota abdelmadjid tebboune algjeria fal 14 mije te burgosur abdelmadjid tebboune algjeria fal 14 mije te burgosur

Sondazh

Poll