Bota

Tronditet Singapori/ 16-vjeçari vret 13-vjeçarin me sopatë në tualetet e shkollës

20 Korrik 2021, 09:53 Nga DOSJA
Tronditet Singapori/ 16-vjeçari vret 13-vjeçarin me sopatë

SINGAPOR- Një nxënës 13-vjeçar është gjetur i vrarë në tualetet e shkollës në Singapor. BBC shkruan se për vrasjen e tij është akuzuar një student 16-vjeçar. Në banjon e shkollës, ku u gjet i vrarë 13-vjeçari, është gjetur një sopatë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës. 

Dhuna ekstereme në shkolla në Singapor është shumë e rrallë, pasi vendi njihet për nivelet e ulta të krimit në botë. Nga ngjarja që ndodhi, e gjitha shkolla u fut në izolim, pasi autoritetet policore morën në pyetje të gjithë stafin dhe nxënësit.

Ndërkohë që pas arrestimit të 16-vjeçarit, ata u lanë të lirë. 16-vjeçari akuzohet për vrasjem dhe dënimi për këtë është me vdekje, ndërkohë që për shkak të moshës së tij, që është nën 18 vjeç, dënimi i tij mund të ulet.

Prokurorët kërkuan nga gjyqtari që adoleshenti të rikthehet për vlerësim psikiatrik, pasi ai në vitin 2019 u përpoq të vriste veten.  

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota vritet 13 vjecari ne singapor vritet 13 vjecari ne singapor

Sondazh

Poll