Bota

Mbi 200 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë, qytetarët mund të zgjedhin ndërmjet Pfizer dhe AstraZenecës

20 Korrik 2021, 10:51 Nga DOSJA
Mbi 200 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë,

KOSOVË– Në Kosovë vijon vaksinimi i qytetarëve kundër koronavirusit, ku tashmë mund të vaksinohen të gjithë personat mbi 18 vjeç.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, të përditësuara më 17 korrik, numri i qytetarëve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës është 220 mijë e 250 qytetarë, kurse dozën e dytë e kanë marrë 90 mijë e 165 qytetarë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga qytetarët të marrin vaksinën kundër COVID-19.

Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe AstraZeneca, ndërkaq së fundmi, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se kanë të drejtë të zgjedhin se cilin lloj të vaksinës duan të marrin, ndërkohë kanë bërë të ditur se ka doza të mjaftueshme të të dyja llojeve të vaksinave.

Kosova ka lehtësuar masat anti-COVID javë më parë, ku me vendimin e Qeverisë janë lejuar festat familjare si dhe janë lejuar të punojnë lokalet e natës.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bilanci i covid ne kosove vaksinimi ne kosove bilanci i covid ne kosove vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll