Bota

Sulmi me bomb në Bagdad, numri i viktimave shkon në 35, të plagosurit mbi 60 persona

20 Korrik 2021, 10:47 Nga DOSJA
Sulmi me bomb në Bagdad, numri i viktimave shkon në 35, të

IRAK- Numri i personave të vrarë nga sulmi me bombë në Bagdad ka shkuar 35. The Guardian shkruan se nga sulmi gjithashtu kanë ngelur të plagosur mbi 60 persona. Sulmi ndodhi ditën e djeshme në prag të festivalit të Kurban Bajramit.

Pas ngjarjes Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi mblodhi të gjithë komandantët e lartë të sigurisë për të diskutuar sulmin, ndërsa Presidenti Barham Salih në një postim në Twitter tha se ky ishte një krim i tmerrshëm dhe se ata nuk do të pushojnë deri sa terrorizmi të zhduket në Irak.

“Me këtë krim të tmerrshëm ata shënjestruan civilë në qytetin Sadr në prag të Bajramit. Ne nuk do të pushojmë para se terrorizmi të zhduket,” shkroi ai.

Përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në Bagdad e ka marrë shteti islamik ISIS. Mendohet se një nga militantët e ISIS shpërtheu veten e tij teksa ishte në mes të turmave në Bagdad.

(I.A/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota barham salih mustafa al-kadhimi sulmi ne bagdad barham salih mustafa al-kadhimi sulmi ne bagdad

Sondazh

Poll