Bota

‘Çudi e paparë dhe show politik’, Petkoviç reagon pas asaj që ndodhi në Bruksel në takimin Kurti-Vuçiç

20 Korrik 2021, 10:22 Nga DOSJA
‘Çudi e paparë dhe show politik’, Petkoviç reagon

SERBI– Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka komentuar takimin e djeshëm në Bruksel midis Kurtit dhe Vuçiçit.

Ai ka thënë se “i gjithë show-i politik” i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel ishte për ta bërë palën serbe që të reagojë.

Petkoviç i ftuar në Radio Televizionin e Serbisë tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka folur me Thaçin, Hotin, Mustafën që nga fillimi i këtij procesit por që bisedimet me Albin Kurtin ishin një “çudi e paparë”.

Petkoviç tha se atë që BE ka propozuar, të dy palët të bien dakord të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta për të gjetur personat e zhdukur, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe lëvizjet që kanë potencial për të destabilizuar situatën në terren dhe pika e tretë, që mbajnë rregullisht takimet e kryenegociatorëve të ndërmjetësuar nga BE.

Petkoviç tha se Kurti ishte dakord vetëm me pikën e tretë, dhe se ai nuk donte të merrte parasysh dy pika sepse këmbënguli për përballjen me të kaluarën, kështu që ai filloi të flasë për tre gjenocidet.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi petar petkoviç takimi kurti-vucic 19 korrik 2021 dialogu kosove-serbi petar petkoviç takimi kurti-vucic 19 korrik 2021

Sondazh

Poll