Bota

5 raste me variantin Delta të Covid në Maqedoninë e Veriut, Ministri i Shëndetësisë: Vaksinimi është shpëtimi i vetëm

20 Korrik 2021, 10:27 Nga DOSJA
5 raste me variantin Delta të Covid në Maqedoninë e Veriut,

MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Verout është prekur nga varianti Delta i Covid. këtë gjë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp.

Alsat.mk shkruan se ai ka thënë se në javën e fundit janë identifikuar 5 raste të reja me llojin Delta të Covid. Ai ka thënë se e vetmja mënyrë për të luftuar variantin Delta të Covid është vaksinimi i popullsisë.

“3 në Shkup dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë. Nga gjithsej 8 të analizuara, kjo nuk është diçka ekskluzive. Për të gjitha llojet dhe mutacionet e virusit vaksina është shpëtimi i vetëm dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra se si mund t’i japim fund pandemisë”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni varianti delta venko filipçe varianti delta venko filipçe

Sondazh

Poll