Aktualitet

FOTOT/ Në radhë te dera e Aqif Rakipit, ish-deputeti ther kurban dhe nxjerr pamjet e ‘nevojtarëve’ që presin për të ma

20 Korrik 2021, 10:27 Nga DOSJA
FOTOT/ Në radhë te dera e Aqif Rakipit, ish-deputeti ther kurban dhe

TIRANË- Me rastin e Kurban Bajramit, ish-deputeti Aqif Rakipi ka therur disa bagëti duke i bërë kurban. Por siç e cakton edhe festa, një pjesë të mishit, ai ua ka dhuruar atyre që janë më në nevojë. Pamjet janë ndarë në rrjetet sociale nga vetë ish-deputeti, i cili ka publikuar qeset e mbushura me mish dhe hallexhinjtë që qëndrojnë para derës së tij për të marrë “sadakanë”. Edhe pse bamirësia nuk tregohet, Aqifi nuk i ka kursyer nevojtarët që presin qeset e mbushura me mish. Ata që për të festuar Kurban Bajramin, sot nuk kanë asnjë mundësi tjetër, veçse të bëhen pjesë e kolazhit të fotove që ish-deputeti, pa asnjë njoftim i shkrepi dhe i hodhi në Facebook. Në foto janë edhe ‘provat’ se mishi në qese nk është as pulë e as dosido, por direkt nga stalla, disa dele të vjetra janë sakrifikuar për të dhuruar tek ata që nuk kanë. Me këto ritme, vitin tjetër, familja Rakipi mund të dhurojë qese me mish qingji, pasi do ketë një arsye më shumë për të festuar, djalin e Aqif Rakipit që hyn në parlament.

POSTIMI I PLOTË I AQIF RAKIPIT:

Me lejoni qe ne emrin tim dhe te familjes tone tju uroj perzemersisht Gezuar Kurban Bajramin. Qofte i mbare, i begate per ju dhe Familjet Tuaja.
Ky do te jete Kurban Bajrami i pare qe dora e Baces tone Kahramanit nuk do tju sherbeje te varferve dhe nevojtareve.Qofsh i xhenetit babai yne i shtrenjte.
Megjithate ajo qe na frymezon eshte fakti, sa te jemi ne kete jete do vazhdojme te ndihmojme dhe gjendemi cdo personi ne nevoje sipas mundesive tona.
Pacit vetem gezime, mbaresi dhe dite te lumtura kudo ne familjet tuaja.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aqif rakipi festa e kurban bajramit aqif rakipi festa e kurban bajramit

Sondazh

Poll