Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për plagosje të rëndë me pasojë vdekjen, kapet në Tiranë 42 vjeçari

20 Korrik 2021, 10:15 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për

ITALI– Një 42 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është kapur këtë të martë në Tiranë.

Policia bën me dije se u arrestua Igli Malçi alias Arban Malçi, 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Assizës/ Itali e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj për veprën penale “Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar me 6 vite e 4 muaj për veprën penale “Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”.

Specialistët për Hetimin në Komisariatin e Policisë Nr.3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit Igli Malçi alias Arban Malçi, 42 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Assizës/ Itali e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj për veprën penale “Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(Kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arban malçi ekstradim nga italia igli malçi arban malçi ekstradim nga italia igli malçi

Sondazh

Poll