Aktualitet

‘I bëj thirrje Ministrisë’/ I zhdukur prej katër ditësh në Liqenin e Farkës, ende nuk gjendet trupi i Behar Hakës, i

20 Korrik 2021, 10:32 Nga DOSJA
‘I bëj thirrje Ministrisë’/ I zhdukur prej katër

TIRANË–Behar Haka ka katër ditë që është mbytur në Liqenin e Farkës. Prej kaq shumë ditësh, trupi i tij i pajetë ende nuk është gjetur nga forcat e kërkimit. Vëllai i tij, për ‘Faxweb’ kërkon më shumë forca në mënyrë që të gjendet trupi i Hakës. Ndër të tjera, ai thotë se familjarët nuk e dinë se ai është mbytur ndaj kanë vendosur që ti thonë se ai ndodhet në Greqi.

‘Kapaciteti është shumë i pakët, po bëhet një kërkim në mënyrë private. I bëj thirrje ministrit, kush e ka kapacitetin, të na bjeri forcat se me këto është e vështirë. As sot nuk do gjendet. 2 grupe vijnë, këto që vijnë Zoti ua shpërbleftë.Nëna dhe babai nuk e dinë se ne nuk e dimë kur do dali. Nuk do i tregoj prindërve, nuk dua ti coj prindërit në varr para vëllait. Fëmijët e dinë se ai është në Greqi.’- është shprehur vëllai.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet behar haka behar haka

Sondazh

Poll