Aktualitet

Kanabis, mallra kontrabandë, përndjekje ndaj të dashurës! Policia arreston 9 persona në Tiranë, për çfarë akuzohen ata

20 Korrik 2021, 09:27 Nga DOSJA
Kanabis, mallra kontrabandë, përndjekje ndaj të dashurës!

TIRANË– Disa persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë një 19-vjeçar, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. Po ashtu u arrestuan dhe një 24-vjeçar që përniqte të dashurën.

NJOFTIMI I POLICISE:

Arrestohen në kushtet e flagrancës 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 19 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë“, “Fshehje të ardhurash“ dhe “Shkelje e të drejtave të pronesisë industriale” i shtetasit E. H., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi paketash pa pullë fiskale.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

I. P., 43 vjeç, pasi në objektin e tij, u konstatua se ka kryer punime ndërtimi pa leje;A. A., 24 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:S. B., 59 vjeç, A. L., 52 vjeç dhe Gj. B., 53 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane arrestime ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2021, 08:45

DHERMI- Pas plazhit të Palasës edhe në Dhërmi ka nisur betonizimi i bregdetit. Me firmë të kryeministrit Rama dhe leje të miratuar në nëntor të vitit të kaluar ...