Aktualitet

Me shpejtësi ‘skëterrë’ 225 km në orë drejt Vlorës! Dy kosovarët me “Lamborghini” dhe “BMW” që bënin gara s

20 Korrik 2021, 10:31 Nga DOSJA
Me shpejtësi ‘skëterrë’ 225 km në orë drejt

VLORË– Dy të rinj nga Kosova të cilët bënin gara shpejtësie në aksin Fier-Vlorë, janë kapur nga radarët me shpejtësi skëterrë prej 225 km në orë. Dy kosovarët, të cilët drejonin mjetet e tyre luksoze “Lamborghini” dhe “BMW”, nuk i ndaluan radarit në Fier, por vazhduan rrugën me shpejtësi, derisa u kapën në hyrje të Vlorës. Të dy drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me masë administrative, konkretisht: drejtuesi i mjetit tip “Lamborghini”, I. B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar me masë administrative 168.000 lekë  dhe drejtuesi i mjetit tip “BMW” shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Kosovë, është ndëshkuar me masë administrative 120.000 lekë. Aksi rrugor në të cilën janë kapur të rinjtë është pranë vëndit ku u shua familja Gushi rreth një muaj më parë për shkak të shpejtësisë së nje mjeti tjetër.

Njoftimi i policisë: 

Kujdes! Mos fluturoni të arrini aksidentin, e në rastin më të mirë Radarin e Policin Rrugor. Me shpejtësi të frikshme 225 km/h drejt Vlorës, dy kosovarët nuk ndalojnë radarit në Fier por bllokohen nga Policia në hyrje të Vlorës.

225 km/h, pavarësisht makinave luksoze, kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës, shpejtësi të tilla janë vrastare, rrezikojnë seriozisht jetën tuaj e të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Në Bypass-in e Fierit, në aksin Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Pojan”, janë konstatuar nga radari automjetet me targa zviceriane tip “Lamborghini” dhe “BMË” duke bërë gara me shpejtësi 225 km/h.

Automjeteve u është bërë shënjë nga punonjësit e Policisë për të ndaluar por drejtuesit e tyre kanë vijuar me shpejtësi drejt Vlorës. Menjëherë janë njoftuar shërbimet e Policisë Rrugore të Vlorës si dhe forcat e posaçme “Shqiponja” dhe në hyrje të qytetit të Vlorës janë ndaluar të dy automjetet.

Të dy drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me masë administrative, konkretisht: drejtuesi i mjetit tip “Lamborghini”, shtetasi I. B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar me masë administrative 168.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”, “Qarkullon pa targë”, “Nuk ndalon pas dhënies së shenjës së ndalimit me tabelë” dhe drejtuesi i mjetit tip “BMË” shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Kosovë, është ndëshkuar me masë administrative 120.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor. Kudo ka radarë e punonjës të Policisë Rrugore.

(Kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gara shpejtesie ne aksin fier-vlore gara shpejtesie ne aksin fier-vlore

Sondazh

Poll