Aktualitet

EMRAT/ Kanabis në stanin e dhenve në Nartë të Vlorës, arrestohen tre persona

20 Korrik 2021, 09:47 Nga DOSJA
EMRAT/ Kanabis në stanin e dhenve në Nartë të Vlorës,

VLORË– Disa fidanë kanabisi janë zbuluar në një stan në Nartë nga policia e Vlorës, ku janë arrestuar tre persona. Mësohet se në pranga ka rënë autori 48-vjeçar Nikolla Zeneli, si dhe dy persona të tjerë Nertil Zotaj dhe Gramos Alimuçaj  për ‘moskallëzim krimi’.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohet autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.

Vihen në pranga dhe 2 shtetas të tjerë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të kontrolleve të zhvilluara në territor, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vendin e quajtur “Moçalet e Nartës” në Vlorë, në stanin e shtetasit N. Z., kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sattiva.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin e shtetasit N. Z., 48 vjeç, banues në Vlorë, si autorin e dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit N. Z., 33 vjeç dhe G. A., 61 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gramos alimuçaj nertil zotaj nikolla zeneli gramos alimuçaj nertil zotaj nikolla zeneli

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2021, 08:45

DHERMI- Pas plazhit të Palasës edhe në Dhërmi ka nisur betonizimi i bregdetit. Me firmë të kryeministrit Rama dhe leje të miratuar në nëntor të vitit të kaluar ...