Bota

Panik në Itali, hoteli përfshihet nga flakët, evakuohen 30 persona 4 prej të cilëve patën probleme me frymëmarrjen

20 Korrik 2021, 08:57 Nga DOSJA
Panik në Itali, hoteli përfshihet nga flakët, evakuohen 30

ITALI- Një hotel në Rimini të Italisë në rrugën Derna 22 është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit.

Sipas mediave italiane, alarmi ra rreth orës 3.30 të mëngjesit nga mysafirët e hotelit kur tymi kishte pushtuar dhomat.

Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë për të shuar flakët së bashku me punonjësit shëndetësorë Deri më tani 4 persona kanë patur probleme frymëmarrjen për shkak të tymit por nuk janë  në rrezik për jetën dhe janë të shtruar në spital midis Riccione dhe Rimini.

Pesëmbëdhjetë të ftuar të tjerë u trajtuan në vend dhe pa nevojë për shtrim në spital, ndërsa në total ishin 30 persona të cilët u evakuuan nga ndërtesa. Hetimet policore janë duke u zhvilluar për shkaqet e zjarrit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota zjarr ne hotel ne itali zjarr ne hotel ne itali

Sondazh

Poll