Aktualitet

Bojkotuan 24 orë kundër orës policore për muzikën, lokalet në Lungomare i rikthehen punës

20 Korrik 2021, 09:22 Nga DOSJA
Bojkotuan 24 orë kundër orës policore për muzikën,

VLORË– Pas një dite “bojkot”, duke mos ofruar asnjë shërbim për shkak se kërkonin shtyrje të orës policore për muzikën, sot lokalet në Lungomare i janë rikthyer punës normalisht.

Mbrëmjen e djeshme mbi 90 pronarë iu vunë kyçin bizneseve të tyre pasi nuk ranë dakord me orën policore për muzikën. Nga sot kjo orë shkoi nga 22:00 në 23:00, mirëpo as me këtë shtyrje pronarët nuk kanë qenë dakord, e për këtë dolën në protestë mbrëmjen e djeshme duke vendosur qiri dhe me pankarta në duar.

Nuk dihet nëse mbyllja që u zhvillua mbrëmë do të ushtrohet dhe sot. Mbetet për tu parë…

Por si u arrit në këtë situatë? Dhjetëra biznese në Lungomare i dërguan një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkonin që lejohej muzika deri në 00:00 dhe bizneset e tyre të ushtrojnë aktivitetin deri në orën 02:00 të mëngjesit. Por kërkesa e tyre, nuk është marrë parasysh. Ata janë kundërshtuar nga Policia, ndërsa sot paralajmëruan për pezullim të shërbimit. Por me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, shoqata e Operatorëve Turistikë, njoftoi se protesta e parashikuar për në orën 19:30, anulohet.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne lungomare protesta ne lungomare

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2021, 08:45

DHERMI- Pas plazhit të Palasës edhe në Dhërmi ka nisur betonizimi i bregdetit. Me firmë të kryeministrit Rama dhe leje të miratuar në nëntor të vitit të kaluar ...