Aktualitet

Dosja e Saimir Tahirit u hodh gabimisht në short! Gjykata e Lartë njofton: Do vijojë seancën me Ilir Pandën, u përfshi gab

20 Korrik 2021, 08:59 Nga DOSJA
Dosja e Saimir Tahirit u hodh gabimisht në short! Gjykata e Lartë

TIRANË– Dosja penale në ngarkim të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, do të vazhdojë procesin gjyqësor me kryesues të seancës Ilir Pandën dhe Sokol Sadushin e Ervin Pupe si anëtarë.

Dosja e Tahirit u hodh gabimisht në short, i cili përcaktoi Sandër Simonin si kryesues të seancës. Bashkë me dosjen e Tahirit, në short u hodhën gabimisht dhe 42 çështje të tjera.

Ende nuk ka asnjë datë se kur do të nisë procesi gjyqësor për Tahirin dhe Jaeld Çelën. Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela u gjendën fajtorë për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”. Çela kërkoi ditën e djeshme ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë më të butë.

NJOFTIMI I GJYKATËS SË LARTË MË 10 QERSHOR

Pas emërimit të 4 gjyqtarëve të rinj në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, bazuar në urdhrin e Kancelarit të kësaj Gjykate, të gjitha çështjet penale ende të pashqyrtuara (mbi 5200 çështje ), që kanë patur si relator gjyqtarin e Kolegjit Penal të emëruar në mars të vitit 2020, janë rishortuar me qëllim shpërndarjen e tyre, në mënyrë të barabartë ndërmjet të gjithë gjyqtarëve të këtij Kolegji.

Për shkak të veçorive të natyrës teknike që paraqet përdorimi i sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve, në procesin e rishortimit rezulton të jenë përfshirë gabimisht 43 çështje penale, për të cilat trupi gjykuesi mëparshëm, në dhomë këshillimi, ka vendosur kalimin në seancë gjyqësore ose mospranimin e rekursit, vendime të cilat nuk ishin pasqyruar ende në sistem. Me qëllim garantimin e parimit të gjykatës së caktuar me ligj, për të gjitha palët pjesëmarrëse në gjykim në Gjykatën e Lartë dhe në respekt të qëndrimit të mbajtur nga mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve, si edhe praktika e kësaj gjykate, për të vijuar shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore nga i njëjti trup gjykues që e ka shqyrtuar paraprakisht në dhomë këshillimi, është urdhëruar nga Kancelari i Gjykatës së Lartë anulimi pjesërisht i shortit për çështjet penale të sipërcituara. Gjithashtu, janë pasqyruar menjëherë në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve vendimet që janë marrë në dhomë këshillimi për çështjet penale, si edhe relatori i çështjes konkrete.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë saimir tahiri gjykata e lartë saimir tahiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2021, 08:45

DHERMI- Pas plazhit të Palasës edhe në Dhërmi ka nisur betonizimi i bregdetit. Me firmë të kryeministrit Rama dhe leje të miratuar në nëntor të vitit të kaluar ...