Humbi jetën në lule të rinisë, familjarët prekin me mesazhet e ngushëllimit për shqiptaren që vdiq në Gjermani: Do na m
GJERMANI- Familjarët dhe të afërm të shumtë kanë prekur me ngushëllimet e tyre për humbjen e jetës së shqiptarës nga Kosova në Gjermani Vanesa Koxha. Me anë të postimee në Facebook, ata janë shprehur se varrimi i shqiptares, e cila humbi jetën nga përmbytjet, do të bëhet në Gjermani.
“Më pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë ndërroi jetë në vërshimin tragjik në Gjermani. Varrimi do të bëhet këtu,” shkruan i afërmi i saj.
Një tjetër familjar ka thënë se lajmi për vdekjes e Vanesës është shumë i rëndë dhe se do u mungoi shumë.
“Nga vërshimet në Gjermani humb jetën Vanesa Emin Koxha. Ikja jote nga kjo botë ishte lajm i rëndë për familjen tonë. Do na mungosh shumë Vanesa” shkruan një i afërm tjetër i vajzës.
Një tjetër person ka shpërndarë postimin e familjarit të saj dhe ka ngushëlluar familjen.
“Ngushllime familjes KOXHA”, shkruan i afërmi i saj.
Ndërkohë që Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi gjithashtu i ka dërguar një telegram ngyshëllimi familjes Koxha, ku në të shkruan se e morën lajmin e vdekjes së Vanesës me dhimbje dhe pikëllim të thellë.
“TELEGRAM NGUSHËLLIMI Për vdekjen tragjike të kaçanikases Vanesa Koxha. Me dhembje e pikëllim të jashtëzakonshëm morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të kaçanikases Vanesa Koxha, e cila humbi jetën tragjikisht nga vërshimet në Gjermani. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Koxha, të afërmit dhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut, për këtë humbje të madhe, ndërsa solidarizohemi dhe lutemi për viktimat nga vërshimet e fundit që pllakosën disa vende të Evropës”, shkruan Ilazi.
Lajmi për humbjen e jetës së Vanesës u bë i ditur ditën e djeshme, nga një i afërmi i saj në Facebook. Kjo është viktima e tretë shqiptare në Gjermani, pasi më parë ka humbur jetën edhe një çift për shkak të përmbytjeve të shumta.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Terrorizoi gruan dhe vajzën me hanxhar! U largua nga banesa pas sherrit, arrestohet minuta më vonë shqiptari në Greqi
GREQI– Një shqiptar është arrestuar në Greqi për dhunë në familje. Ngjarja ka ndodhur në Heraklion, Kretë. Mediat greke shkruajnë se shqiptari u arrestua në orë...
Finalizohet ‘Vllazërimi’/ Bien në pranga dy 17-vjeçarë në Durrës, në ‘Benz’ mbanin pushkë dhe fishekë
DURRËS– Dy 17-vjeçarë janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi qarkullonin me armë me vete. Gjatë kontrollit në mjetin ‘Benz’, u vu re se dy...
Delegacioni i BE: 8000 vaksina Pfizer mbërritën në Tiranë
TIRANË- Mbi 8000 vaksina anti-Covid nga Pfizer/BioNTech kanë arritur në Shqipëri. Njoftimin e ka bërë delgacioni evropian në Shqipëri, ku në një postim në ...
Dikush SPIUNOI! Si u arrestua biznesmeni Isuf Isufi? “Shqiponjat” e pritën në lagjen “Perash”, biznesmeni kishte me ve
SHKODËR– Mbrëmjen e djeshme ra në prang biznesmeni Isuf Isufi. Kanë qënë forcat ‘Shqiponja’ ato të cilat i kanë zënë pritë Isufit, i cili kishte me vete nj...
Arrestimi i Isuf Isufit në Shkodër! Policia jep njoftimin zyrtar: I gjendet armë dhe një tufë me para
SHKODËR– Policia e Shkodrës ka dhënë njoftimin zyrtar mbi arrestimin që iu bë mbrëmjen e djeshme biznesmenit Isuf Isufi. Policia njofton se gjatë kon...
Bazë ushtarake në banesë! Arrestohet 57-vjeçari në Lezhë, iu gjetën armë zjarri automatik, pushkë, 8 krehra me 232 fish
LEZHË– Në kuadër të operacionit policor “Markatomaj ” u arrestua në flagrancë Vasil Kola për veprën penale “Armëmbajtja pa leje “. Policia sekuestroi në ba...
Aksident i frikshëm/ Tre makina bëhen copë në Lezhë- Milot, një i plagosur
LEZHË– Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot gjatë mëngjesit të sotëm. Tre automjete janë përfshirë në një aksident nga ku është plagosur një...
Falja e Namazit/ Qindra besimtarë myslimanë mblidhen në sheshin para xhamisë në Bulqizë
BULQIZË-Ditën e sotme, qindra besimtarë myslimanë të Bulqizës kanë festuar Kurban Bajramin që nisi me faljen e Namazit. Që prej orës 06:20, besimtarët mysl...
Qeni i preu rrugën në Fushë-Krujë/ Drejtuesi i mjetit e shmang, përplaset me makinën me targa të Kosovës, tre të plagos
FUSHË-KRUJË– Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushe-Krujë. Duke dashur që të shmangë qenin, drejtuesi i një makine me t...