Aktualitet

Dikush SPIUNOI! Si u arrestua biznesmeni Isuf Isufi? “Shqiponjat” e pritën në lagjen “Perash”, biznesmeni kishte me ve

20 Korrik 2021, 08:09 Nga DOSJA
Dikush SPIUNOI! Si u arrestua biznesmeni Isuf Isufi? “Shqiponjat” e

SHKODËR– Mbrëmjen e djeshme ra në prang biznesmeni Isuf Isufi. Kanë qënë forcat ‘Shqiponja’ ato të cilat i kanë zënë pritë Isufit, i cili kishte me vete një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lekësh dhe eurosh. Shuma që ai kishte me vete, shkonte deri në 2 mijë euro. Ai u kontrollua në lagjen ‘Perash’ pasi policia kishte marrë informacion se një person po qarkullonte me armë zjarri me vete.

Biznesmeni Isufi më herë ka mbajtur postin e zv.presidentit të skuadrës së Vllazinës. I vëllai i tij është komentuar më herët pasi ka qënë i përfshirë në një vrasje.

Hasan (Bardh) Isufi, u arrestua si autor i plagosjes së Gëzim Bicit në prill të vitit 2020 pranë urës së Bunës. Hasan Isufi është pronar i kompanisë së peshkut “Isufi Shqype” dhe ka në përdorim ishullin në lumin Buna në Shkodër.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet isuf isufi arrestohet isuf isufi

Sondazh

Poll