Aktualitet

Delegacioni i BE: 8000 vaksina Pfizer mbërritën në Tiranë

20 Korrik 2021, 08:15 Nga DOSJA
Delegacioni i BE: 8000 vaksina Pfizer mbërritën në Tiranë

TIRANË- Mbi 8000 vaksina anti-Covid nga Pfizer/BioNTech kanë arritur në Shqipëri. Njoftimin e ka bërë delgacioni evropian në Shqipëri, ku në një postim në Facebook shkruan se vaksinat e ardhura janë të financuara nga BE-ja dhe të mundësuara nga Austria. Gjithashtu bëhet me dije se në Shqipëri deri në fund të gushtit pritet të mbërrijnë 150, 000 vaksina të financuara nga BE-ja.

Postimi i plotë:

Një dërgesë tjetër me më shumë se 8000 vaksina anti-Covid19 BioNTech/Pfizer të financuara nga BE dhe mundësuar nga Austria mbërriti mbrëmë në Tiranë. Rreth 150,000 vaksina të financuara nga BE do të dorëzohen në Shqipëri deri në fund të gushtit për të rritur përpjekjet e imunizimit të vendit.

(I.A;a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 8 mije vaksina vijne ne shqiperi 8 mije vaksina vijne ne shqiperi

Sondazh

Poll