Aktualitet

Bazë ushtarake në banesë! Arrestohet 57-vjeçari në Lezhë, iu gjetën armë zjarri automatik, pushkë, 8 krehra me 232 fish

20 Korrik 2021, 07:27 Nga DOSJA
Bazë ushtarake në banesë! Arrestohet 57-vjeçari në

LEZHË– Në kuadër të operacionit policor “Markatomaj ” u arrestua në flagrancë Vasil Kola për veprën penale “Armëmbajtja pa leje “. Policia sekuestroi në banesën e tij, 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarak.

NJOFTIMI I POLICISE:

Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak. Finalizohet operacioni policor i koduar “Markatomaj”. Operacioni nga strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë. Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë zjarri pa leje, strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Markatomaj”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:-V. K., 57 vjeç, banues në fshatin Markatomaj, Lezhë.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarak.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 57 vjecari ne lezhe vasil kola arrestohet 57 vjecari ne lezhe vasil kola

Sondazh

Poll