Aktualitet

Qeni i preu rrugën në Fushë-Krujë/ Drejtuesi i mjetit e shmang, përplaset me makinën me targa të Kosovës, tre të plagos

20 Korrik 2021, 06:46 Nga DOSJA
Qeni i preu rrugën në Fushë-Krujë/ Drejtuesi i mjetit e

FUSHË-KRUJË– Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushe-Krujë. Duke dashur që të shmangë qenin, drejtuesi i një makine me targa shqiptare ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me një mjet tjetër me targa të Kosovës.

Nga ky aksident, kanë mbetur të plagosur 3 persona. Në fotot më poshtë, shihen personat e lënduar të shtrirë në tokë në gjendje shoku.

Gjendja e të plagosurve paraprakisht thuhet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që identitetet e tyre nuk bëhen me dije.

Policia dhe ambulanca janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fushe kruje aksident ne fushe kruje

Sondazh

Poll