Aktualitet

Falja e Namazit/ Qindra besimtarë myslimanë mblidhen në sheshin para xhamisë në Bulqizë

20 Korrik 2021, 06:52 Nga DOSJA
Falja e Namazit/ Qindra besimtarë myslimanë mblidhen në sheshin

BULQIZË-Ditën e sotme, qindra besimtarë myslimanë të Bulqizës kanë festuar Kurban Bajramin që nisi me faljen e Namazit. Që prej orës 06:20, besimtarët myslimanë u mblodhën në sheshin para xhamisë për faljen e Namazit.

Riti i faljes u drejtua nga myftiu i Bulqizës, Sejdin Strazimiri, i cili në fjalën e tij para besimtarëve tha se sot është një ditë e veçantë për të gjithë vitin, dita ku të gjithë njerëzit duhet të respektojnë njëri tjetrin duke lënë mënjanë mëritë dhe se Kurban Bajrami është dita e sakrificës, e sinqeritetit.

“Kurbani tregon dashurinë që ka një prind për fëmijët e vet, shokët dhe të afërmit e tij si dhe për të gjithë shoqërinë”, tha në fjalën e tij Myftiu i Bulqizës.

Festa e Kurban Bajramit! Qindra besimtarë falin Namazin në sheshin Skënderbej, kreu i KMSH: Shpërndani sa më shumë dashuri

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bulqize festa e kurban bajramit bulqize festa e kurban bajramit

Sondazh

Poll