Bota

Tragjike në SHBA! 13-vjeçari ekzekuton shokun e tij, i tmerruar telefonon policinë, efektivi: Nuk besojmë se kishte për që

20 Korrik 2021, 06:43 Nga DOSJA
Tragjike në SHBA! 13-vjeçari ekzekuton shokun e tij, i tmerruar

SHBA– Tjetër sulm në Amerikë! Një 13-vjeçar nga shteti Utah në SHBA ka vdekur nga plagët me armë zjarri nga shoku i tij 15-vjeçar.

Adoleshentët u fshehën nga shtëpitë e tyre dhe u takuan në një parkim të një kishe në periferi të Salt Lake City në West Jordan.

Togeri i policisë Richard Bell tha se njëri prej djemve kishte një armë me vete dhe hapi zjarr aksidentalisht, duke vrarë adoleshentin më të ri.

“Ne nuk besojmë se ai kishte për qëllim të vriste shokun e tij. Djaloshi 15-vjeçar telefonoi 911 pas të shtënave, i tmerruar dhe duke dashur të ndihmonte shokun e tij”, tha Bell.

15-vjeçari u ndalua në qendrën e paraburgimit për të mitur nën dyshimin e vrasjes, por hetimi i deritanishëm ka treguar se të shtënat ishin një “aksident tragjik”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shba vrasje ne shba shba vrasje ne shba

Sondazh

Poll