Bota

Kina paralajmëron Japoninë: Po ndërhytë për Tajvanin, ju lëshojmë bomba bërthamore!

19 Korrik 2021, 18:32 Nga DOSJA
Kina paralajmëron Japoninë: Po ndërhytë për Tajvanin,

KINË– Kina kërcënoi të përdorë armët bërthamore nga Japonisë nëse ndërhyn në konfliktin me Tajvanin. Republika Komuniste e Kinës deklaroi se do t’i shpallë fqinjit të saj “luftë frontale” nëse dërgon ‘qoftë edhe një ushtar’ në Tajvan.

Presidenti kinez Xi Jingping është zotuar për një ribashkim të plotë me Tajvanin, pushtimi i të cilit mund të tërheq në konflikt edhe SHBA-në, që e ka me pakt mbrojtjen e tij. Aleatët rajonalë të Washingtonit si Koreja e Jugut, Japonia e Australia mund të përfshihen gjithashtu se bashku me forca të NATO-s.

“Në 1964, kur bomba jonë e parë atomike u aktivizua me sukses, ne i premtuam botës se nuk do të përdorin armë nukleare, por kanë kaluar shumë dekada që prej atëherë, dhe situata ndërkombëtare sot ka ndryshuar në mënyrë dramatike,”- tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Zhao Lijian, i cili shtoi se Pekini është i vendosur të mos lejojë askënd që të fusë hundët në çështjen e Tajvanit.

Tajvani është ishull që vetëqeveriset mes Kinës dhe Japonisë. Pas Hong Kongut, Kina kërkon edhe pushtet në territorin e Tajvanit, gjë që ka shqetësuar Japoninë. Këta të fundit kanë frikë se Kina aq pranë tyre do të ishte një kërcënim i lartë i sigurisë për vendin, ndaj dhe do të detyroheshin që të vepronin. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota tensinet kine-japoni tensinet kine-japoni

Sondazh

Poll