Bota

Pika që mbylli përfundimisht takimin! Kurti përgjënjeshtron Vuçiç para mediave: Ai po gënjen!

19 Korrik 2021, 18:21 Nga DOSJA
Pika që mbylli përfundimisht takimin! Kurti përgjënjeshtron

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se presidenti serb Aleksandër Vuçiç gënjeu kur tha se pala e Kosovës refuzoi që të binte dakord për një çështje në takim. Gazeta Ekspress shkruan se Kurti tha se Vuçiç gënjeu kur tha se Kosova nuk u pajtua me pikën, ku duhet që të përmbahen nga veprimet që krijojnë tensione mes vendeve. 

“Kjo është gënjeshtër. Pra, ai që ua ka thënë këtë… Ai po gënjen. Përkundrazi, ne kemi kërkuar që të futet edhe fjala paqe dhe stabilitet, jo vetëm siguri”, tha Kurti. Ai më tej shtoi se nuk është e lehtë të bisedosh me Serbinë, dhe se ajo duhet që të ballafaqohet me të shkuarën.

“Nuk është kollaj, për shkak se nuk ekziston gatishmëria, përveçse interesi nga Serbia që të ballafaqohet me të kaluarën”, tha Kurti.

TENSIONE&AKUZA! 3 orë përballë njëri-tjetrit, përfundon takimi Kurti-Vuçiç, kryeministri akuza për 3 gjenocide. Presidenti serb ankohet para mediave: Me shqiptarët nuk flitet, duan vetëm njohje

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll